Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Mentor Ismaili ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rastin e përleshjes në Lipjan, ku u përfshin 15 persona në mesin e tyre serb e shqiptar, shkruan GazetaDemos.
Sipas Ismailit përleshja filloi kur një serb që u identifikua si ish-pjesëtar i forcave paramilitare serbe provokoi një ish-ushtar të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Burim Meta me fjalët: “Boll e keni hangër Kosovën për 26 vite, tash jemi kthyer e shihni kush dominon këtu”.
Ismaili shtoi se asnjë luftëtar i lirisë nuk duhet të përballet me provokime të tilla në shtetin për të cilin sakrifikoi.
“Institucionet kanë për detyrë të garantojnë siguri, dinjitet dhe drejtësi, jo të lejojnë krijimin e një klime ku glorifikohen ose tolerohen individë që lidhen me strukturat që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.
Ndërkaq, sot do të mbahet protestë para Gjykatës së Lipjanit në përkrahje të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta.
Postimi i plotë:
Ligji që po na kthen ne luftë!
Politikat e fëlliqur Albin Kurtit, ka krijuar një realitet ku sot në Kosovë janë rikthyer individë me të kaluar në formacione serbe, gjë që po shkakton tensione të papranueshme. Rasti në Magurë, ku një person i identifikuar si ish-pjesëtar i forcave paramilitare serbe (mendohet se ishin pjesëmarrjës ne masakrat Ribar, Hallaq) i drejtohet ish-ushtarit të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Bekim Meta, me fjalët: “Boll e keni hangër Kosovën për 26 vite, tash jemi kthyer e shihni kush dominon ketu”, është thellësisht shqetësues e tmerrues.
Asnjë luftëtar i lirisë nuk duhet të përballet me provokime të tilla në shtetin për të cilin sakrifikoi. Institucionet kanë për detyrë të garantojnë siguri, dinjitet dhe drejtësi, jo të lejojnë krijimin e një klime ku glorifikohen ose tolerohen individë që lidhen me strukturat që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës.
I bëj thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që askush të mos ndihet i kërcënuar apo i provokuar në vendin e vet. Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku viktima hesht, ndërsa provokatori ndihet i paprekshëm