Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari mori pjesë në takimin trelateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Përmes një njoftimi të FSK-së, thuhet se ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Gjeneral Jashari, Gjeneral Kingji dhe Gjeneral Kundid zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike”, thuhet në njoftim.
