Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi me emisaren britanike, Abdixhiku flet me të për krizën institucionale

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 20:02
Takimi me emisaren britanike, Abdixhiku flet me të për krizën institucionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Abdixhiku ka thënë se me të ka folur edhe për krizën institucionale, duke thënë se është e domosdoshme të formohen institucionet.

Në këtë takim siç tregon Abdixhiku është folur edhe për rrugëtimin e shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike.

“Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në Selinë Qendrore, të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pierce. Ajo është jo vetëm një njohëse e rrugëtimit tonë shtetformues, por një diplomate me histori aktive në këtë rrugëtim. Në rolin e saj të tanishëm, prezenca e saj është mundësi e shkëlqyeshme për Republikën e Kosovës. Me znj. Pierce diskutuam për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale që po e pengon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës. Nënvizova domosdoshmërinë urgjente për krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale, duke theksuar se zvarritja e këtij procesi po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”.

“Gjithashtu, fola edhe për nevojën e rrugëtimit të shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike. Duke parë mundësinë e mirë gjeopolitike, duke parë hapat dhe interesin evropian ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të vendosë veten në rresht të tyre; jo në ngecje me Serbinë. Për këtë na duhet një qeveri e përgjegjshme, që shfrytëzon mundësitë historike. I shpreha znj. Pierce mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në rrugëtimin tonë ndërkombëtar”, ka thënë Abdixhiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi