Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi Kurti- Abdixhiku, flasin nga VV

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 19:54
Takimi Kurti- Abdixhiku, flasin nga VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka shprehur pritjen që takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të rezultojë me një marrëveshje ndërmjet dy partive

Ai tha se pret që palët të arrijnë një dakordim fillimisht për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, e më pas edhe për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

“Pres shumë që nga ky takim të dalë një marrëveshje e dakorduar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Pres që të arrihet një dakordim për formimin e institucioneve, së pari për konstituimin e legjislaturës së 11-të, e pastaj edhe për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, deklaroi ai.Duke komentuar pjesëmarrjen e ish-presidentes Vjosa Osmani në takimet mes palëve, deputeti tha se, sipas informacioneve që ka, prania e saj ka qenë vazhdimësi e takimeve të mëhershme.

“Me sa jam informuar, formati i takimit ka qenë një plus. Edhe në takimet e para ka qenë Osmani dhe besoj se, si vazhdimësi e tyre, ka ndodhur edhe kjo. Uroj që nga ky format i takimit të dalë zgjidhja sa më e mirë për institucionet e vendit”, u shpreh ai.

takimiabdixhikukurti-

Të ngjashme

Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin

Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin

11:24
Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, Abdixhiku kujton veprimtarët e zhdukur

Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, Abdixhiku kujton veprimtarët e zhdukur

17:39

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit
  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi