Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimet Kurti-Abdixhiku, Haxhiu shpreson në marrëveshje për çështjen e presidentit

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 20:33
Takimet Kurti-Abdixhiku, Haxhiu shpreson në marrëveshje për çështjen e presidentit

Në takimin e parë që e patën të premten, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u dakorduan për vazhdimin e takimeve të tjerë, por kur do të mbahet një i tillë ende nuk dihet.

Burime brenda LVV-së, thanë se ende nuk është caktuar takimi i radhës mes dy liderëve të partive politike.

Ndërkohë, që afati për konstituimin e Kuvendit është duke rrjedhur, në Zyrën e Presidentes së Kosovës, thanë se do veprojnë brenda afatit kushtetueses për thirrjen e seancës.

“Lidhur me seancën konstituive, pas certifikimit të rezultateve, U.D Presidentja ka 30 ditë kohë brenda së cilave duhet të thirret seanca konstituive, prandaj edhe do të veprojë brenda afatit kushtetues. Presidentja Haxhiu mirëpret takimet e zhvilluara ndërmjet partive politike dhe uron që përmes tyre arrihet marrëveshje për çështjen e Presidentit.”, thuhet nga Zyra e Presidencës së Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Gashi thotë se seanca konstituive e Kuvendit do duhej të thirrej sa më shpejtë, derisa shton se nga ajo që shihet deri tash LDK-ja do të kërkojë marrëveshje klasike.

“LDK-ja ka shfaqur interesim për të hyrë në koalicion me LVV-në dhe me gjasë do kërkojë një marrëveshje klasike koalicioni ku negociohen të gjitha pozitat për ndarjen e pushtetit por dihet se vendimmarrja e LDK-se do të kushtëzohet edhe nga zhvillimet brenda këtij subjekti duke iu referuar pakënaqësive aktuale me lidershipin e partisë të udhëhequr nga Abdexhiku”, tha Fitim Gashi – Drejtor ekzekutiv “Sbunker”.

Sipas analisti Albinot Maloku ani se partia në pushtet i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe për qeverinë, kjo nuk pritet të ndodhë pa një marrëveshje politike mes partive.

“sa është e leverdisshme kjo pa një marrëveshje politike, në anën tjetër unë kam përshtypjen se ska një maturim të gjithmbarshëm politik në vend për ta kuptuar që tani jemi në afate që mund të bëjmë thirrjen e seancës konstituive dhe nisjen e formimit të institucioneve tjera që tani mirëpo kam përshtypje që është cështje e mungesës së marrëveshjes politike”, deklaroi Albinot Maloku – Analist,.

Të premten kryeministri në detyrë njëherësh edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti priti në takime të ndara Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së bashkë me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, por ky i fundit pas takimit tha se partia e tij do jetë në opozitë.

Me LDK-në u dakorduan për t’i vazhduar takimet, ani se kjo parti po kalon vet në një fazë pakënaqësish të brendshme dhe nuk dihet nësë të gjithë deputetët e saj mund ta përkrahin një marrëveshje eventuale me Vetëvendosjen./REL

PresidencaQeveria

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë