Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka pritur përfaqësues të KFOR-it Amerikan, duke përfshirë Majorin Hector L. Zayas, Kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondstill, Kapitenin Adam M. Curfman, Avokat Ushtarak, si dhe Specialistin Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak.
Gjatë takimit, Kryeprokurori Gashi uroi mirëseardhjen dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deri tani, duke theksuar gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e këmbimit të praktikave institucionale. Ai gjithashtu prezantoi strukturën dhe aktivitetin e prokurorisë.
