Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se sot në Prishtinë është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Përmes një njoftimi, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka deklaruar Ahmeti.




