Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vazhduar takimet me qytetarë në terren, duke vizituar familjen e Enver Miftarit dhe luftëtarit të lirisë Naser Miftari, në odën muze të Bequkut një vend me histori të veçantë kombëtare.
Në këtë odë që dikur strehoi delegatët e Deklaratës Kushtetuese të Kaçanikut dhe më pas shërbeu si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahiri u prit me ngrohtësi dhe mbështetje nga anëtarët e familjes, të cilët ruajnë me krenari trashëgiminë e tyre patriotike.
