Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Seanca për Presidentin është “tentim grusht-shteti” – sulm i rëndë ndaj rendit kushtetues

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 22:30
Tahiri: Seanca për Presidentin është “tentim grusht-shteti” – sulm i rëndë ndaj rendit kushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “tentim grusht-shteti” seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit, e mbajtur pavarësisht mungesës së kuorumit. Tahiri ka deklaruar se zhvillimet në Kuvend përbëjnë, sipas tij, shkelje serioze të rendit kushtetues dhe rrezik të drejtpërdrejtë për demokracinë në vend.

“Është një gabim i madh. Sot është bërë një shkelje e madhe kushtetuese. Ajo që sot kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes ndërmori, është pa asnjë dyshim një goditje e rëndë ndaj rendit kushtetues”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, kjo situatë përbën një nga shkeljet më serioze në vend, duke e cilësuar si “tentim grusht-shteti” dhe “sulmin më të madh ndaj shtetit”.

Ai paralajmëroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ndërmarrë hapa konkretë politikë dhe institucionalë për të parandaluar, siç tha, situata të ngjashme dhe për të mbrojtur rendin kushtetues të Kosovës.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 07:55Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
  • 07:38Endrit Thaçi kthehet në Kosovë: Besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit
  • 07:32Verdikti i Speciales, OVL-UÇK mblidhet sot
  • 07:31Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri në 29°C
  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale