Nënkrytetarja e Rinisë Demokratike dhe njëra nga asamblsitet më të reja, Vlerë Tahiri sonte në tubimin e prezantimit të programit qeverisës të kësaj partie, tha se të rinjve në vend u duhet një lider që i kupton sfidat e tyre nga afër.
Ajo u shpreh se Bedri Hamza e kupton që stabiliteti nuk është slogan.
“E ardhmja nuk vjen vet, e ardhmja fitohet nga ata që punojnë për të. Në të rinjt nuk mund të dorëzohemi, kjo gjeneratë e ka energjinë, guximin e ambicien për ta ndryshuar këtë vend. Ne nuk guxojmë të jemi gjenerata e zhgënjimin, por duhet të me qenë gjenerata e transforimimit, por për ta bërë këtë na duhet një gjë bazike, një lider që i kupton sfidat tona nga afër, tha ajo.
