Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një kandidat për president që nuk vjen nga një parti politike, por është përfaqësim i të gjithëve.
Tahiri para mediave tha se nuk është folur për emra të përveçëm, por shtoi se PDK-ja e gatshme të sjellë emër për president, por edhe të shkojë në zgjedhje.
“Nuk është se është përmend dikush i përveçëm, kemi thënë që vendit i bën nder dhe PDK-ja e mbështet dikë që nuk e përfaqëson vetëm një pari politike, nuk e përfaqëson vetëm pozitën apo opozitën, por dikë që i përfaqëson të dyja, por realisht edhe qytetarët që nuk e zgjedhin vetë presidentit.
Ende nuk është faza që kemi folë në emra të përveçëm, por vullneti i PDK-së është me kontribu në interes të vendit dhe shoqërisë. Nuk është që është diskut për marrëveshje politike, kjo çështje ka përfundu. Marrëveshje politike i kish ra kur është formu qeveria. PDK nuk është e interesuar për marrëveshje politike, por për me pas qasje proaktive, pozitive, mbështetëse për institucionet dhe mbështet një kandidat që plotëson këto standarde që i ceka. Nuk është se po du me u lëshu në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson veç një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike.
