Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri me rastin e 27-vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka theksuar se liria ka emër, histori dhe përgjegjësi, duke nënvizuar se ajo nuk është e dhuruar, por e fituar me sakrificë, guxim dhe besim.
Ai ka shkruar se e kaluara dhe e ardhmja takohen para sakrificës që solli lirinë, ndërsa brezat e ardhshëm kanë obligim ta ruajnë dhe ta nderojnë atë me drejtësi, dinjitet dhe dashuri për vendin.
