Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm, të gjitha matjet më nxirrnin fitues

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 21:55
Tahiri: Dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm, të gjitha matjet më nxirrnin fitues

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka ngritur dyshime mbi rezultatin e balotazhit të mbajtur më 9 nëntor, ku sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai humbi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Në Debat Plus, Tahiri ka thënë se rezultatet e fundit nuk përputhen as me trendet e pjesëmarrjes nëpër komuna, as me matjet profesionale të opinionit publik, duke e cilësuar si “të palogjikshëm” numrin e votave të regjistruara në Mitrovicë.

Ai shtoi se bazuar në të gjitha matjet e opinionit të zhvilluara nga data 12 tetor deri më 9 nëntor, ai kishte dalë i pari në garë, ndërsa diferenca prej mbi 2 mijë votash që ndodhi në balotazh, sipas tij, “nuk ka shpjegim racional”.

“Numërimi i votuesve është temë. Vetëm Mitrovica në balotazh, që i ka 910 votues më shumë. Të gjitha komunat tjera kanë numër më të vogël. Shto tjetër. Është e palogjikshme në kuptim të analizës, numri i votave që është të unë. Nëse e krahasojmë më rundin e parë, bashkimin dhe rrugën deri më datën 9 nëntor. Gjithashtu duhet të theksohet, edhe ata që kanë qenë votës e mbështesë të flaktë të Faton Pecit e kanë ditë që gara do të jetë në vota 10, 20… maksimalisht 500 vota plus minus për atë ose për mua. Nuk bëhet fjalë, kur është dallimi 2 mijë vota, vërehet disponimi edhe në qytet.

Ka pas matje që kanë bërë profesionale, prej 12 tetor deri më 9 nëntor, në të gjitha kam dal i pari. Ka pas matje edhe ditën e zgjedhjeve. Është pamundshme me gabu matje, percepsioni. Mos të funksionojë bashkimi i qytetarëve, koalicionet, me dal 2 mijë vota më shumë, shto tjetër pse ndodhi gabimi që është pjesa kryesore në fletëvotime” , ka thënë Tahiri në Debat Plus.

arian tahiriMitrovica

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”