Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime serioze gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion lidhur me projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gjatë diskutimit, Tahiri theksoi tri çështje kryesore që, sipas tij, bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet ligjore në fuqi.
Së pari, ai vuri në dukje se projektligji nuk i është nënshtruar konsultimit publik, një obligim i qartë që buron nga Rregullorja e Punës së Qeverisë, konkretisht neni 49. Sipas tij, kjo përbën shkelje procedurale dhe cenon transparencën në hartimin e ligjeve.
Së dyti, Tahiri kritikoi faktin që Byrosë dhe Drejtorit të saj u jepet e drejta që procedurat e verifikimit t’i rregullojnë përmes akteve nënligjore. Ai theksoi se kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi çështje të tilla duhet të përcaktohen drejtpërdrejt në ligj dhe jo të delegohen.
