Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Syla: Të arrestuarit në Serbi, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 20:07
Syla: Të arrestuarit në Serbi, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit.

Arrestohet në Serbi një tjetër qytetar i Kosovës, Koci: Po bëhet shqetësuese

Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.

Koci kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”.

“Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shkroi ai.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast.

Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani./Radio Evropa e Lirë/

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 19:06Ali Ahmeti pas “Marshit për Liri”: Populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë
  • 19:05Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur, sot e morët verdiktin e popullit tuaj
  • 18:56Maqedonci: Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë
  • 18:50Ky raportohet se është personi që vdiq nga aksidenti me katërçikletë në Junik
  • 18:15Rama: Jam shumë i bindur se do ta fitojmë betejën e 16 shtatorit