Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Salzburgut, diskutohet për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 20:07
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Salzburgut, diskutohet për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Çështje të Brendshme në Komisioni Evropian, Olivier Onidi, në margjinat e Forumi i Salzburgut që po mbahet në Hungari.

Gjatë takimit, ministri Sveçla e njoftoi zyrtarin evropian me prioritetet e Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike, shkruan IndeksOnline.

“Gjatë këtij takimi e njoftova z. Onidi me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike në përgjithësi”, ka shkruar Sveçla në një postim në facebook.

Sipas Sveçlës, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.

“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.U dakorduam që bashkëpunimi të intensifikohet edhe më tej, me qëllim të kontributit të përbashkët në forcimin e sigurisë rajonale dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Xhelal Svecla

Më shumë nga Lajme

  • 13:00Jashari: Besoj se me të gjitha partitë do të ndërmarrim çdo hap që gjykimi të jetë i drejtë
  • 12:59Hasani: Protestat të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare, institucionet të veprojnë!
  • 12:52Tubim në Cyrih kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së
  • 12:51Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas verdiktit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend
  • 12:47“Shkarkimi i ministres Gërvalla”, të gjitha kërkesat e OVL UÇK-së pas vendimit dënues