Policia e Kosovës ka shënuar 26-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh të organizuara në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku morën pjesë zyrtarë të lartë dhe nxënës të shkollave fillore
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, uroi përvjetorin dhe theksoi përkushtimin e Policisë për t’u shërbyer qytetarëve, veçanërisht fëmijëve.
Ai shtoi se Policia është një partner i besueshëm për gjeneratat e reja.
“Ku ka më mirë se ditëlindjen ta festojmë me fëmijë, ditëlindjen e institucionit që është për nga mosha i pjekur, i cili këtë pjekuri duhet ta vë në dispozicion të qytetarëve, posaçërisht të fëmijëve tanë. Rruga jonë do të kalojë nëpër sfida, do t’ju hedhë në brigje të ndryshme, disa do të bëheni policë, mësues, mjekë dhe në fusha të ndryshme. Do të keni një partner të besueshëm në këtë rrugë, ajo është Policia e Kosovës, jo vetëm që ka obligim të përgjigjet në çdo moment por e ka dhe për detyrë që atë ta bëjë me dashurinë më të madhe.”, tha Sveçla.
