Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 18:01
Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë, derisa presidenti serb të marrë masa ndaj ministres Paunoviç, lidhur me deklaratat e saj tronditëse se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Në një lidhje Live për emisionin “Ditari i Fundjavës” në A2CNN, Sveçla e konsideroi të butë qëndrimin e deritanishëm të BE-së. Po ashtu ai vuri në dukje se Vuçiç duhet jo vetëm ta shkarkonte Paunoviçin, por ajo të shkonte për ndjekje penale.

“Sa i takon bashkësisë ndërkombëtare unë ende mendoj se është një reagim i butë, do të duhej një izolim i qeverisë së Serbisë, derisa nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të saj, për gjuhën, sjelljen e tyre, në raport me popullin shqiptar, dhe në raport me standardet europiane”, ka deklaruar Sveçla.

“Deklaratat e tyre shkelin edhe vlerat më bazike të Perëndimit, aty ku aspirojmë të integrohemi, BE dhe NATO. Një deklaratë e tipit ‘kjo gjuhë s’është e pranueshme për Europën’, nuk mjafton. Vuçiç deklarimin e ka vetëm verbal. Minimumi çfarë pritet prej tij është shkarkimi i zv.kryeministrit dhe ministres, patjetër edhe ndjekja penale”, vijoi ministri i Brendshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 16:35Fillon rritja e çmimit të linjave të autobusëve
  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite
  • 15:42“Nga sot e tutje, ASNJË TOLERIM!” – Kushtrim Shkodra i raporton në Polici ata që fyen UÇK-në dhe krerët e saj
  • 15:31Vëllai i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, pjesë e protestës në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së