Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të nisë hetimin e çdo lëshimi ose përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në aktivitetet kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Sveçla theksoi angazhimin maksimal të institucioneve për ruajtjen e integritetit të shërbyesve publikë dhe siguroi qytetarët se askush nuk është i paprekshëm, përfshirë këtu edhe ata brenda sistemit të rendit dhe ligjit.
Reagimi i plotë:
Brenda kompetencave të mia kam urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
