Drejtoresha sportive, Edonisa Aliu ka reaguar sërish lidhur me incidentit që dyshohet të ketë ndodhur ditë më parë, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, ku pas një debati të ashpër me panelistin Liridon Leci, dyshohet edhe për dhunë fizikë.
Edonisa pretendon se ishte ajo viktima, teksa sipas një raporti të Prokurorisë, viktimë del të jetë vetë Leci.
Megjithatë, Edonisa pas prononcimit ekskluziv për GazetënDemos, vazhdon ta mbrojë, siç thotë ajo, 'të vërtetën e saj', edhe në shkrime në rrjetet sociale.
https://www.gazetademos.com/lajme/ti-je-k-rve-shitesh-anej-e-shitesh-kendej-edonisa-aliu-konfirmon-per-gazetademos
Së fundmi, e njëjta ka publikuar disa biseda private të ardhura nga Leci, ku siç duket, njohja e tyre, kishte ndodhur qysh më 2022.
"Ky, përveç që ka talentin me mashtru, me ofendu e me dhunu femna fizikisht, ka edhe disa talente të reja: me i vlerësu femnat a janë “pjeshka” a jo. Ky është trajneri i Kombëtares së ardhshme! Ky, femnat që në studio televizive i quan “eskorta” e “kurva”, dikur ka pretendu me i peshku. Këto janë materialet më të pakta që mundeni me i pa. Natën e mirë, shihemi nesër! Deri në fund nuk do të ndalem për zbardhjen e rastit dhe të vërtetës sime!", ka thënë ajo.