Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuza për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe spiunazh.
