Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sulmet e Iranit, Rama bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 14:42
Sulmet e Iranit, Rama bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot, 2 mars, një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku i ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë pas sulmeve të fundit iraniane.

Gjatë kësaj bisede, Rama dënoi ashpër sulmet ndaj territorit të Emirateve, duke i cilësuar ato si shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë.

Nga ana e tij, Presidenti i Emirateve e falenderoi kryeministrin shqiptar për mbështetjen dhe qëndrimin e palëkundur krah vendit të tij.

Ndër të tjera, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për situatën e tensionuar në rajon, duke bërë thirrje që të ndalet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, i cili mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën.

Më shumë nga Lajme

  • 19:24“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin
  • 19:22Zeneli dhe Mersini flasin për bashkëpunimin Vlorë-Gjakovë
  • 19:21Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik
  • 18:37Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
  • 18:36Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës