Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për sukseset e fundit në garat ndërkombëtare, duke vlerësuar medaljen e artë në “Cambrian Patrol” dhe vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.
Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se FSK-ja ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e saj në mesin e ekipeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës.
“Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, medalja e artë në garën “Cambrian Patrol”, e fituar para pak ditësh, përbën dëshmi të aftësive, disiplinës dhe përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.


