Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 18:28
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova

Stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë pritet që vonë pasdite dhe në mbrëmje të përfshijnë së pari veriperëndimin e Shqipërisë dhe pastaj gjatë natës edhe shumë vise tjera të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet e fuqishme do të jenë tipike verore ngase në disa rajone parashihen shumë reshje për një kohë të shkurtër, ndërsa rajone tjera përfitojnë më pak reshje, pra reshjet nuk do të jenë të balancuara.

Një sistem i fuqishëm frontal nga Adriatiku dhe Italia do të përhapet drejt Malit të Zi, Shqipërisë dhe pastaj pjesëve tjera të Ballkanit ku jemi ne. Nuk priten stuhi në të gjitha viset.

Gjatë mbrëmjes vetëtima të shumta pritet të shihen në Shqipëri e Mal të Zi, pastaj edhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet saktë se ku do të ndodhin reshjet dhe rrebeshet më të mëdha.

Si pasojë e këtij sistemi turbulent do të pasojë ulja e temperaturave dhe për këtë arsye dita e Enjte pritet të jetë ndjeshëm më e freskët, me mundësi për reshje lokale dhe intervale kohore me diell.

Stuhi të fuqishme po godasin pjesë të Italisë dhe Evropes në përgjithësi, pas vales së parë të nxehtësisë së fuqishme verore, temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme.

Pas reshjeve dhe stuhive eventuale që priten sonte kur lokalisht pritet të jenë më të fuqishme e enjta do të jetë po ashtu jo-stabile por intensiteti i stuhive lokale do të jetë më i dobët, ndërsa vazhdojnë reshjet lokale. Më në fund sistemet do të kalojnë në lindje të Evropes dhe atmosfera në rajonin tonë do të stabilizohet dhe si pasojë dita e Premte do të jetë krejtësisht stabile dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje rapide.

Para nesh një natë turbulente sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë, por edhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha janë plotësisht normale për periudhën kohore në të cilën gjendemi.

Atmosfera do të stabilizohet plotësisht të Premtën, ndërsa gjatë fundjavës na pret mot me diell dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë. Përkundër stabilizimit të plotë të premtën, gjaët fundjavës pritet depërtim të disa masave ajrore destabilizuese që vende-vende mund të kushtëzojnë reshje lokale intensiteti ti të cilave sipas parashikimeve aktuale nuk do të jetë aq i madh, por kjo mbetet të shihet./MeteoBallkan

Moti

Të ngjashme

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë e nxehtë

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë e nxehtë

23:47
Moti sot

Moti sot

08:02
Shumë nxehtë edhe të dielën

Shumë nxehtë edhe të dielën

22:35

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb