Pas bërjes publike të këtij shqetësimi kanë shkuar sot punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Sarandës, nga ku na njoftojnë se: Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës u paraqit në pallatin ku ishte dëmtuar rëndë çatia e katit të fundit të pallatit 12 katësh nga stuhia e mbrëmjes së të martës. Nga verifikimi në terren u konstatua se objekti, ndërtim i hershëm nuk është i pajisur me çertifikatë pronësie dhe banorët e dëmtuar posedonin vetëm kontratën e porosisë lidhur midis ndërtuesit Shpëtim Boçi dhe palës blerëse. Nga situata në vend u pa se gjysma e çatisë ishte prishur tërësisht, por edhe pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të rënda”, shkruan TopChannel .
Pas sugjerimit të situatës së këtij pallati tek autoritetet në bashki, janë këta të fundit se çfarë do të bëhet në rastin konkret.
