Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stuhia dhe reshjet e forta goditën edhe Lipjanin, dëme të konsiderueshme

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 09:01
Stuhia dhe reshjet e forta goditën edhe Lipjanin, dëme të konsiderueshme

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë territorin e Komunës së Lipjanit kanë shkaktuar dëme në sektorin e bujqësisë, infrastrukturën publike dhe rrjetin energjetik.

Përmes një njoftimi, Komuna e Lipjanit bëri të ditur se si pasojë e kushteve atmosferike janë evidentuar dëme në kulturat bujqësore, ndërsa janë prekur edhe objekte të infrastrukturës publike, përfshirë shkollën në Gadime, Sallën Sportive dhe shtigjet e ecjes.

Sipas komunës, në disa segmente janë rrëzuar drunj, duke paraqitur rrezik për kalimtarët, ndërsa në disa lokalitete janë dëmtuar dhe rrëzuar edhe shtylla elektrike, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

“Ekipet e shërbimeve publike, në bashkëpunim me strukturat emergjente dhe institucionet përkatëse, kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë në vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe largimin e pengesave, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe shtyllave të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar të jenë të kujdesshëm edhe gjatë ditëve në vijim, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme.

Më shumë nga Lajme

  • 09:18“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë
  • 09:15I kërkoi 450 euro për blerjen e peletit një gruaje duke u shtirur si polic, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
  • 09:11Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq
  • 09:08Edward Joseph: BE ta kritikojë privatisht Kosovën për Specialen, Justina-Pula do të jetë udhëheqëse e besueshme për të gjithë
  • 08:51Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike të partisë