Një student ka bërë një veprim aspak të hijshëm.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyer atë ta bëjë atë
Madje, veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.
Sipas fotografive që kanë qarkulluar, studenti dyshohet se në Konviktin Nr 4 në Prishtinë, rreth guaskës së tualetit ka vendosur faqe të një libri fetar.
Qendra e Studentëve ka konfirmuar se ka pranuar një ankesë lidhur me këtë rast.
Drejtori i kësaj qendre, Ekrem Rudari, ka thënë se një veprim i tillë nuk është aspak i mirë, duke shtuar se po punojnë për të gjetur studentin që e ka kryer këtë veprim.
"Veprim shumë i keq. Kjo s'është as kulturë fetare e as njerëzore. E kemi pranuar një ankesë, njëri prej studentëve ka ardhur dhe ma ka treguar foton. Jam ndjerë shumë keq me këtë veprim. Por, besoj që është një rast i izoluar", u shpreh Rudari

"Ne kemi hulumtuar dhe kemi bërë përpjekje që ta zbulojmë se kush e ka bërë këtë gjest të pahijshme, por deri tani s'kemi arritur. Ne do të bëjmë edhe më tutje ta zbulojmë se kush është ai", u shpreh i pari i QS-së në Prishtinë.
Rudari theksoi se vazhdimisht po punohet që studentëve t'u përmirësohen kushtet brenda konvikteve.
"Përpjekjet tona janë maksimale për studentët. Ne po punojmë vazhdimisht që të kemi kushte më të mira. Sot, qetësi dhe harmonia brenda ambienteve është shumë e mirë", tha Rudari.