Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stomatologia që luftoi për Kosovën me profesionin dhe zemrën e saj, kush ishte Dr. Violeta Begolli?

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 17:27
Stomatologia që luftoi për Kosovën me profesionin dhe zemrën e saj, kush ishte Dr. Violeta Begolli?

Është ndarë nga jeta, stomatologia dhe humanistja e njohur, Dr. Violeta Hanna Begolli.

Djali i saj Astrit Begolli ka ndarë një rrëfim prekës mbi sakrificat dhe përkushtimin e nënës së tij në shërbim të Kosovës dhe kauzës kombëtare, veçanërisht gjatë viteve të okupimit serb dhe luftës së fundit në Kosovë.

Në një rrëfim të publikuar në rrjetet sociale, Astriti thekson se nëna e tij nuk ishte vetëm një mjeke që ndërtoi reputacionin me punë të ndershme për më shumë se 50 vite, por edhe një aktiviste e heshtur e çështjes shqiptare, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, të cilin sot – sipas tij – shumëkush nuk e përmend.

Ai rrëfen se Dr. Violeta mbante kontakte të rregullta me familjarët në Poloni dhe informonte për gjendjen në Kosovë përmes letrave dhe telefonatave, duke raportuar për persekutimin serb, e madje kishte edhe lidhje me selinë e Vatikanit përmes të afërmve që ishin të lidhur me strukturat kishtare.

Një episod i veçantë që tregon rrezikun me të cilin ajo përballej, sipas rrëfimit të Astritit, është vizita e një polici serb më 24 mars 1999 në ambulancën e saj në Pejë, pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Polici kishte hyrë me nervozizëm në ordinancën e saj dhe kishte kërkuar një termin të rremë, duke ngritur dyshime të forta për një tentim atentati.

“Ambulanca ishte bosh, por për habi ai erdhi e kontrolloi krejt, si të donte të siguronte që aty mos të kishte njerëz”, shkruan ai.

Rreziku u bë aq i madh, sa që Dr. Violeta vendosi më 31 mars 1999, në orën 7 të mbrëmjes, të largohej nga Peja bashkë me familjen, vetëm tre ditë pasi kishte vendosur të mos dilte më në punë.

Ata u larguan në drejtim të Malit të Zi.

Astrit Begolli shpreh hidhërimin që sot, pavarësisht të gjitha këtyre sakrificave, nëna e tij përmendet vetëm si stomatologe, e jo edhe si një grua që dha kontribut konkret kundër regjimit serb dhe për lirinë e popullit shqiptar.

Ai thotë se strukturat e atëhershme të sigurimit shtetëror (SUP-i) ishin në dijeni të aktiviteteve të saj dhe për këtë arsye kishin tentuar ta ndëshkonin.

“Prindërit janë në pension dhe gëzojnë shëndet, krahas moshës që e kanë. Por për kontributin që kanë dhënë, sidomos nëna ime, sot askush nuk flet. E ndoshta ia vlente…”, përfundon rrëfimi i tij.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil