Mediat kanë publikuar sot pamje nga stërvitjet e ushtrisë serbe që po zhvillohen në afërsi të kufirit me Kosovën, ku shihen edhe helikopterë duke lëshuar parashutistë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili i ka cilësuar këto veprime si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.
Ai ka theksuar se prania e forcave ushtarake dhe aktivitete të tilla pranë zonave të banuara krijojnë ndjenjë pasigurie dhe tension të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve