Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stafi i Presidencës takon zyrtarin e DASH: Rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA mbetet prioritet

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 21:22
Stafi i Presidencës takon zyrtarin e DASH: Rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA mbetet prioritet

Shefja e Stafit të Presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, së bashku me Këshilltaren Kryesore për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, dhe Këshilltaren Politike, Donika Kadaj-Bujupi, ka pritur gjatë kësaj jave Lyn Debevoise, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, raportet bilaterale dhe domosdoshmëria për thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe politika e jashtme.

Delegacioni i Presidentes ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke nënvizuar se rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA është ndër prioritetet kryesore në avancimin e interesave të përbashkëta.

Gjithashtu u veçua angazhimi i presidentes Vjosa Osmani për forcimin e koordinimit të qëndrueshëm me institucionet amerikane dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm.

Në qendër të diskutimit ishin edhe procesi i rregullt zgjedhor, zhvillimet e fundit të sigurisë dhe nevoja që pas zgjedhjeve të formohen sa më shpejt institucionet e reja.

Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për të çuar përpara projektet strategjike, për të nxitur investimet amerikane në sektorët me potencial të lartë dhe për të avancuar objektivin e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidenca

Më shumë nga Lajme

  • 10:48Specialja: ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave
  • 10:37​Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj
  • 10:33Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit
  • 10:28Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së
  • 10:19Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura