Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

S’respektuan rregullat në trafik, pesë shoferë në Ferizaj gjobiten gati dy mijë euro

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 15:43
S’respektuan rregullat në trafik, pesë shoferë në Ferizaj gjobiten gati dy mijë euro

Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjoba deri në 1900 euro ndaj gjashtë shoferëve në raste të ndryshme.

Pesë shoferëve gjithashtu u është marrë leja për tre muaj, ndërsa njërit prej tyre për pesë muaj.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Ndëshkohen gjashtë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Me datën 30.10.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimeve dhe mbikëqyrjes së trafikut, kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Rastet e evidentuara:

Në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtime, në fshatin Slivovë, policia ka ndaluar shoferët E.Sh. (22 vjeç) me veturën Citroën dhe E.D. (25 vjeç) me veturën Dacia, të dy me targa vendore, të cilët kanë kryer kundërvajtje duke tejkaluar automjetet në vijë të plotë.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në po të njëjtën rrugë, në hyrje të Shtimes, është ndaluar shoferi B.K. (51 vjeç), i cili po drejtonte automjet transportues pa poseduar kategorinë përkatëse (C). Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Bibaj, në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, është ndaluar shoferi J.H. (32 vjeç), i cili me veturën VW T-Roc po zhvillonte shpejtësi prej 97 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Në të njëjtën rrugë, policia ka ndaluar në flagrancë shoferin Sh.Sh. (37 vjeç), i cili po përdorte telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit Mercedes me targa vendore. Pas verifikimeve, rezultoi se kjo ishte herë e tretë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje, ndaj u gjobit me 500 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj.

Në fshatin Sojevë, policia ka ndaluar shoferin R.Z. (47 vjeç), i cili me veturën Audi Q5 me targa të Maqedonisë së Veriut, kishte tejkaluar kolonën e katër automjeteve në lëvizje. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, si dhe masë mbrojtëse – ndalim qarkullimi në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj.

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator
  • 16:40147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë