Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 09:08
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit.

Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. 

pejësgjendjespitali

Më shumë nga Lajme

  • 09:52Protestë në Zagori të Vushtrrisë kundër ndërtimit të kishës, Policia në vendin e ngjarjes
  • 09:48Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi
  • 09:4775 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë nga rasti i “400 kg kokainë” – Të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal
  • 09:37Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues
  • 09:27Probleme të njëpasnjëshme – ​KEK njofton se njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik