Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të katër të lënduarve që mbetën si pasojë e një vetaksidentin në fshatin Dollc të Klinës, ku ndër tjera bënë të ditur se personi që humbi jetë nuk është sjellë në këtë Spital.
Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësorm teksa tjetri po vazhdon të qëndrojë aty nën përkujdesjen e mjekëve.
Gjithashtu, bëhet e ditur se dy pasagjerët e tjerë pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
