Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spiropali: Procesi në Hagë po rrezikon ta kthejë luftën e Kosovës në padrejtësi historike

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 09:20
Spiropali: Procesi në Hagë po rrezikon ta kthejë luftën e Kosovës në padrejtësi historike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po rrezikon të kthehet në padrejtësi historike dhe të shtrembërojë të vërtetat e luftës së Kosovës.

Ajo theksoi se “viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”.

Ministrja i bëri këto komente gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkodër, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit.

“Shqipëria në këtë 28 nëntor qëndron qartë në krahët tuaj dhe sot gjyqi në Hagë jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së por një gjyq që duket po nxjerr në tribunë edhe vetë luftën e Kosovës, nuk mund të kthehet në një padrejtësi historike, dhe viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”, tha ajo, shkruan EO.

Gjatë fjalimit të saj, Spiropali nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke përfolur në detaje marrëdhëniet e ndërtuara ndër vite.

Sipas saj, dy qeveritë kanë arritur të transformojnë kufirin nga një ndarje historike në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi.

“Të dy vendet tona, të dyja qeveritë tona duke bazuar politikëbërjen mbi realitet e një toke, popullin e një ëndrre dhe dëshirat e përbashkëta kanë transformuar kufirin tonë nga një hendek ndarës në një urë bashkëpunimi. Që nga takimi i përbashkët i të dy qeverive tona në Prizren në vitin 2014, 180 marrëveshje kanë institucionalizuar bashkëpunimin tonë në çdo fushë, por nuk mjaftojnë, më shumë duhet të bëjmë që të afrohemi në të gjitha pikëpamjet dhe t’i realizojmë dhe materializojmë këto marrëdhënie”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin së bashku drejt integrimit evropian, duke e parë këtë 28 Nëntor si zotim të përbashkët.

“Prandaj zotimi ynë në këtë 28 nëntor është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin 28 që valvitet krenar në Bruksel, për ne, për Kosovën që duhet sa më shpejt të nis bisedimet për anëtarësim ku dy flamujt tanë, të dy shteteve por në fakt të një kombi, të jenë aty në atë tryezë në atë familje që ne i përkasim”, tha ajo.

Elisa SpiropaliHagë

Më shumë nga Lajme

  • 15:55Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot në ora 16:00
  • 15:43​25 raste të reja me fruth brenda një jave, kërkohet intensifikimi i vaksinimit
  • 15:36Më 1 shtator komunat në protestë, Ibrahimi: Kërkesat tona janë injoruar ndër vite nga niveli qendror
  • 15:35Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë
  • 15:27Mjeku i QKUK-së tregon detaje për operacionin 4-orësh ku iu hoq tumori 3.5-kilogramësh 23-vjeçarit