Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se hapi i radhës do të jetë mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Në planin dypalësh, folëm për projekte që nuk janë simbolike, por transformuese: hekurudha kuq e zi, korridoret energjetike, thellimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, siguri, diplomaci dhe në çdo fushë me interes të përbashkët. Mbledhja e përbashkët e qeverive Rama-Kurti, me projekte konkrete, me afate dhe me përgjegjësi të qarta, është hapi i radhës i bashkëpunimit”, tha Spiropali.
Gjithashtu, ajo tha se në takim e ka përgëzuar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për konstituimin e institucioneve të reja.
