Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spanca pas vr*sjes së Arlinda Zekajt: Raporti evidentoi mangësi institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 09:42
Spanca pas vr*sjes së Arlinda Zekajt: Raporti evidentoi mangësi institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vr* sja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj, është thirrje urgjente për reflektim dhe llogaridhënie institucionale.

Përmes një postimi, Spanca ka rikthyer në vëmendje gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), i cili trajton efektivitetin e institucioneve në adresimin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës 2020-2022.

Sipas saj, raporti kishte evidentuar mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin dhe monitorimin e urdhrave mbrojtës, si dhe në përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe ofrimin e mbështetjes sociale e ekonomike.

Po ashtu, Spanca ka theksuar se ishin evidentuar vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës.

“Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar ajo.

Spanca ka kërkuar zbatimin urgjent të rekomandimeve të ZKA-së, me përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë theksin te vlerësimi profesional i rrezikut në çdo rast të raportuar dhe koordinimi efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës, trajtimit me prioritet të rasteve dhe ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin dhe ndihmën sociale e ekonomike.

“Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka përfunduar Spanca.

spancarastevemangësi

Më shumë nga Lajme

  • 11:00Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro
  • 11:00U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
  • 10:59Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
  • 10:58Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
  • 10:57Mbi gjysmë ton drogë në Maqitevë të Suharekës: Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit