Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 13:47
Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

Pas përfundimit të dëshmisë të gjeneralit amerikan, Wesley Clark, për dy ditë me radhë, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sot mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes .

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, thuhet se ky sesion do të fillojë në orën 14:00.

Sot pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se sipas asaj që kishte parë në Rambuje, Hashim Thaçi nuk ishte komandant ushtarak.

Veç kësaj, ai shtoi se nuk ka prova që UÇK-ja qëndronte mbrapa spastrimit etnik të serbëve më 1999-ën.

Përveç kësaj, ai tha se s’ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në dhe që s’është e mundur që të ketë hierarki pa qenë në dijeni SHBA-ja. Madje, ai shtoi se Thaçi s’ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë kryer krime.

Duke folur për deklaratat se UÇK-ja ishte organizatë terroriste në fillimet e saj, Clark tha se kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë në luftëtarë lirie. Ai tha se kjo organizatë ishte vetëorganizuar dhe se ushtria serbe iu frikësohej atyre.

Më shumë nga Lajme

  • 08:57E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
  • 08:31Ky është çmimi i naftës për 24-orët e ardhshme
  • 08:22Bajrami: Shkeljet e Gjykatës Speciale mund t’i falim nëse sjell aktgjykim lirues
  • 08:12Aksident në rrugën Shëngjin-Lezhë, katër të lënduar, mes tyre dy fëmijë
  • 07:32Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit