Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën e ikindisë.
Kjo humbje e rëndë ka prekur thellë familjen Osmanaj, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit, të cilët po përballen me një dhimbje të madhe pas kësaj ngjarjeje tragjike.
