Suspendimi i 11 zyrtarëve policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt rikthen në vëmendje një rast të ngjashëmm, atë të Hamide Magashit.
Edhe pas vrasjes së Magashit, në nëntor të vitit 2022, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Lipjan.
Megjithatë, të katër policët ishin kthyer në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2023, siç kishte raportuar atëherë “Betimi për Drejtësi”.
Ata ishin suspenduar me pagesë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
IPK-ja kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve, përkatësisht një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor në Lipjan.
Ndërkaq, ndaj komandantit të stacionit ishte kërkuar inicimi i procedurës disiplinore brenda Policisë së Kosovës.




