Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 08:16
Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfardo veprimi në drejtim të konstituimi të Kuvendit.

Kjo masë ishte vendosur pas dështimit të deputetëve për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Kushtetueses më 26 qershor.

Në pritje të skadimit të kësaj mase, vendi po pret një aktgjykim të ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të bëhet publik sot. Ky aktgjykim do të jetë vendimtar për hapjen e rrugës drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vendimin e ri të Kushtetueses, pavarësisht përmbajtjes së tij.

“Do të na njoftojnë për atë që kanë menduar të ndodhë pas 30 ditëve. Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se do ta respektojmë aktgjykimin. Është dëmtim i madh që Kosova nuk ka Kuvend,” ka thënë Kurti.

Kriza politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kosova ndodhet në një krizë të thellë institucionale pas dështimit për të formuar institucionet e reja, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Deri tani, janë bërë 54 përpjekje për ta konstituar Kuvendin që nga seanca e parë më 15 prill, por pa sukses.

Lëvizja Vetëvendosje, megjithëse partia fituese me 48 ulëse, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Partitë e tjera parlamentare kanë refuzuar të votojnë kandidaten e saj, Albulena Haxhiun.

Presidentja Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja

Në prag të vendimit të ri të Gjykatës Kushtetuese, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj të dorëzuar në korrik për të sqaruar situatën nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit. Ajo e arsyetoi këtë veprim me përzgjedhjen e gjyqtarit serb Radomir Llaban si raportues në këtë rast, duke e quajtur “të rrezikshëm për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”.

Gjykata Kushtetuese e vendosi masën e përkohshme pasi tha se po shqyrton dy kërkesat e dërguara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

PDK i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në fillim të korrikut, duke kundërshtuar procedurat e ndjekura nga LVV për propozimin dhe votimin e Komisionit për votim të fshehtë, si dhe për ndërprerjen e seancës konstituive pas mosmiratimit të këtij komisioni.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nga ana tjetër, ka kërkuar interpretim kushtetues për vazhdimin e seancës pas datës 29 qershor, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me aktgjykimin e 26 qershorit dhe Kushtetutën.

Më shumë nga Lajme

  • 20:16Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm
  • 20:01Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?
  • 19:47Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive