Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, delegatët vendosin për fatin politik të Abdixhikut

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 07:46
Sot mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, delegatët vendosin për fatin politik të Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.

Kuvendi është thirrur pasi u përmbushën procedurat statutare dhe u verifikua kërkesa e delegatëve për mbajtjen e tij. Sipas LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka konstatuar se janë plotësuar kushtet statutare, pasi kërkesa është mbështetur nga të paktën një e treta e delegatëve të Kuvendit.

“Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftimin e partisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet më 30 korrik, me fillim nga ora 18:00.

“Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit u dorëzuan në mesin e muajit korrik, ndërsa Abdixhiku, pas nisjes së këtij procesi, pezulloi negociatat për formimin e institucioneve deri në përfundimin e votëbesimit ndaj tij.

Në rast se Abdixhiku e fiton besimin e delegatëve dhe mbetet në krye të LDK-së, ai pritet t’u rikthehet negociatave për formimin e institucioneve, duke pasur parasysh se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar për 6 gusht.

Partia ka theksuar se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve.

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
  • 22:31Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK