Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 08:15
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë.

Të akuazuarit që do të paraqiten në gjyq janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u mbajt më 17 prill 2025, në të cilën tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Po ashtu ata në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë atë me Serbinë.

Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të tjerë policorë dhe të popullatës civile.

Banjska

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Reshje shiu në vend, Policia del me apel për shoferët
  • 09:38Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin
  • 09:34E rëndë në Ferizaj: Djali rrah nënën dhe motrën, i bënë për spital
  • 09:33Grabitet një burrë në Pejë, i dyshuari ia merr çantën me 480 euro
  • 08:53Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave