Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për protestën e nesërme që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Sopi tha se duhet të mobilizohen të gjithë që Gjykata Speciale të mos e merr ndonjë vendim të gabuar e që bie ndesh me luftën e drejtë të UÇK-së.
“Edhe ne nuk jemi të interferojmë në drejtësi por jemi kundër padrejtësive që po bëhen në emër të drejtësisë. Dihet botërisht që atë gjykatë e ka formuar Kuvendi i Kosovës, por është formuar që të qartësohen disa akuza të rënda, siç ka qenë akuza kryesore se UÇK-ja paska bërë trafikim organesh”.
“Sa i përket disa zërave që thonë se kanë pranuar që të formohet kjo gjykatë, unë jam i bindur se edhe 100 herë po të kërkohet formimi i ndonjë gjykate që e heton një akuzë të tillë, ne do të jemi pro, për ta pastruar atë akuzë”, tha Sopi në Klan Kosova.
