Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sopi me kritika për cilësinë e arsimit: Ka rënë masivisht, sot universiteti është tallje

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 21:49
Sopi me kritika për cilësinë e arsimit: Ka rënë masivisht, sot universiteti është tallje

Analisti Agim Sopi ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen nga studentët dhe të rinjtë në Tiranë, derisa ka kritikuar gjendjen e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai ka thënë se degradimi i dijes dhe mosndërtimi i universiteteve cilësore pasluftës kanë pasur pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare.

Sopi ka rikujtuar një deklaratë të tij nga periudha para luftës, kur ishte krijuar sistemi paralel i arsimit në Kosovë, duke thënë se kishte paralajmëruar se pasojat e këtij sistemi do të dëshmoheshin me kalimin e kohës.

“Kam pas deklaruar para luftës, atëherë kur patëm vendosur të krijojmë sistemin paralel të arsimit, se koha do ta dëshmojë që armiku më i madh i shqiptarëve do të dëshmohet arsimimi paralel dhe jo Slobodan Millosheviqi. Fatkeqësisht, sot jemi në atë gjendje. Ne jemi në vendin e fundit në botë për dije”, ka thënë Sopi në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova.

Ai ka vlerësuar se cilësia e arsimit ka pësuar rënie të madhe dhe sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur të ndërtojnë institucione universitare që prodhojnë dije dhe që janë në nivel me universitetet e botës, pavarësisht siç deklaroi, mbështetjes së ofruar nga shtetet perëndimore.

“Ne nuk kemi krijuar universitete të ngjashme me botën dhe kemi pasur dyert e hapura, kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme të shteteve perëndimore për të na ndihmuar në atë drejtim. Madje kanë sjellë edhe ekspertë të kalibrit botëror të asaj fushe, por ne i kemi refuzuar”, është shprehur ai.

Sopi ka kritikuar edhe ndikimin politik në institucionet e arsimit të lartë, duke thënë se universitetet janë shndërruar në struktura që u shërbejnë interesave të ndryshme politike, në vend që të jenë qendra të dijes.

“Cilësia e arsimit ka rënë, nuk është ngritur, ka rënë masivisht. Sot universiteti është tallje, universiteti është grupe të interesave të ndryshme të cilat mbijetojnë dhe u bëhen telall partive politike që i kanë instaluar nëpër universitete. Universiteti i Kosovës dhe Universiteti i Shqipërisë sot nuk ofrojnë dije”, ka deklaruar Sopi në "Rubikon".

sopiarsimitkemi

Të ngjashme

Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore

Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore

20:04
Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

14:03

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Konjufca -Gjuriqit në KS të OKB: Si mund të jemi ekstremistë kur kemi zgjedhur një presidente të fesë katolike
  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente
  • 22:50Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!