Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sokol Halili gjobitet 1500 euro për deklaratën kundër Sami Lushtakut: “Argat i armikut tonë serb”

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 17:05
Sokol Halili gjobitet 1500 euro për deklaratën kundër Sami Lushtakut: “Argat i armikut tonë serb”

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 1,500 euro subjektin politik Iniciativa Qytetare për Skenderaj, pas një postimi të kandidatit të saj, Sokol Halili, në të cilin ai përdori gjuhë fyese dhe nxitëse të urrejtjes ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në një status të publikuar në Facebook më 18 shtator 2025, Halili shkruante: “Bashkë kundër çdo krimineli apo argati të armikut tonë shekullor serb. Unë armik kam vetë Milan Radoiçiqin dhe shokun e tij Sami Lushtakun…”, duke e cilësuar publikisht kundërshtarin e tij politik si “shok i Radoiçiqit” dhe “argat të armikut”.

PDK ka paraqitur ankesë ndaj këtij komunikimi, duke e konsideruar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, ndërsa PZAP e ka cilësuar ankesën si të bazuar.

Vendimi u mor më 20 shtator 2025, në një seancë ku paneli i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Kujtim Pasuli, konstatoi se postimi i Halilit përmbante gjuhë kërcënuese, fyese dhe që nxit urrejtje, gjë që bie ndesh me rregullat e fushatës.

Sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së tij.

pzap

Më shumë nga Lajme

  • 11:05Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital
  • 10:57Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje
  • 10:51Si u largua fshehurazi Trump nga Turqia, Washington Post publikon detaje të pazakonta
  • 10:36“Keni zgjedhur rrugën e gabuar”, ish-ministri i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën
  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve