Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shpjeguar sloganin e subjektit të tij politik për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidati për kryeministër ka thënë se slogani “Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ka disa mesazh, duke parë sipas tij, krizat dhe degradimin e shumë sektorëve në vend.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se pikërisht ky slogan nënkupton edhe “Stop për Albin Kurtin” dhe “Stop për Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Kosova është në një krizë politike. Është në një krizë shoqërore. Ekonomia nuk ka ndonjë performancë të mirë. Kemi një polarizim ekstrem shoqëror, një ndarje të shoqërisë në atë që nëse je me mua i takon dritës, e nëse nuk je me mua i takon errësirës. Unë e di që jo krejt qytetarët e Kosovës i takojnë një subjekti politik. Është shumë më mirë që ka pluralizëm, por edhe ata që nuk janë me mua, e as ata që nuk më votojnë, nuk janë errësira.”
