Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skënder Hita: 71 efektivë të plagosur në protestë. Policia nuk tërhiqet, do përballeni me ligjin

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 16:08
Skënder Hita: 71 efektivë të plagosur në protestë. Policia nuk tërhiqet, do përballeni me ligjin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se 71 efektivë police kanë mbetur të dëmtuar në aktet e dhunës në 3 ditët e protestës në Tiranë.

Hita i bëri thirrje prindërve dhe pedagogëve të mos lejojnë që fëmijët dhe nxënësit të përdoren si mburojë për aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe pronës private.

“Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me valë dhune, zjarrvënieje dhe shkatërrimi, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Policia garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën dhe shkatërrimin e pronës.

Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni.

Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen”, thotë Hita. 

hitaefektivëpolicia

Të ngjashme

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”/ E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”/ E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

16:40
Mori kuletën që i kishte rënë një personi, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Mori kuletën që i kishte rënë një personi, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

16:37
Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj

Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj

13:57
Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

21:55

Më shumë nga Lajme

  • 17:28Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës
  • 17:25Mesazhi i presidentit Begaj për protestën: Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, por dhuna nuk është zgjidhje
  • 17:13Protesta studentore shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duan dorëheqjen e Ramës
  • 17:05Vjen reagimi nga Partia Socialiste pas protestave në Tiranë
  • 17:05Pas bankës, protestuesit me maska “u sulen” dy kompanive telefonike, i shkatërrojnë dhe largohen