Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin. Po ashtu janë sekuestruar 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
