Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Skandali milionësh në BSK, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 16:20
Skandali milionësh në BSK, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Floren Sylejmanit, i dyshuar në skandalin milionësh nëByronë Kosovare të Sigurimeve, duke ia ndërprerë masën e paraburgimit.

Ky vendim erdhi pas ushtrimit të kërkesës kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Çështja penale ka të bëjë me disa të pandehur, përfshirë S.M., V.B. dhe të tjerë, të akuzuar për vepra penale si: keqpërdorimi i besimit, keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, falsifikimi i dokumenteve dhe vepra të tjera penale, të kryera në bashkëkryerje dhe në forma të ndryshme të ndihmës.

Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit F.S. dhe ka ndryshuar aktvendimet e gjykatave të instancave më të ulëta.

Ndaj të pandehurit F.S. është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë deri më 8 prill 2026.” – thuhet në njoftim.

Në fund, Supremja ka theksuar se masa e paraburgimit duhet të përdoret vetëm kur masat më të lehta nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.

“Në këtë rast, Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethana konkrete që justifikojnë vazhdimin e paraburgimit, si rreziku i arratisjes, ndikimi në prova apo përsëritja e veprës penale.”

Më shumë nga Lajme

  • 13:16Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar
  • 13:06Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard
  • 13:04Presidentja nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar
  • 13:03Arianit Koci sfidon deklaratën e Kurtit për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: A e njihni qoftë edhe një prej tyre?
  • 13:00Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”