Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për shkelje të rëndë kushtetuese lidhur me propozimin për mbajtjen e seancës së Kuvendit për buxhetin, duke e quajtur këtë veprim “skandalin më të madh” të saj në ushtrimin e detyrës. Sipas Hasanit, presidentja po i referohet gabimisht aktgjykimit të vitit 2020 për të justifikuar ndërhyrjen e saj, duke e përdorur këtë si mjet politik.
“Skandali ma i madh militantizmi i Vjosës, që thotë aktgjykimi i 2020 ma lejon mu, dhe abuzon me qytetarë. S’ka logjik,” deklaroi ai.
Hasani theksoi se Kushtetuta është e qartë për rastet kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se presidentja nuk ka diskrecion për ta shmangur këtë procedurë kur dështojnë përpjekjet për formimin e Qeverisë. “Kushtetuta thotë që shkohet në zgjedhje ajo duhet me dekretu, nuk ka çare. Kushtetuta i përcakton tre raste, dhe një prej tyre është kur herën e dytë dështon brenda 60 ditëve.”
Ai kujtoi se neni 95 i Kushtetutës përcakton edhe afatin për mbajtjen e zgjedhjeve pas këtij dështimi:
